Futbolli anglez në zi, ndërron jetë legjenda Uilkins

Legjenda e futbollit Anglez, Rei Uilkins ka ndërruar jetë në spital, dhe lajmin për ndarjen nga jeta e konfirmojnë dhe familjarët e tij. Ish-trajneri Çelsit, 61-vjeç, ra në një gjendje kome, e shkaktuar nga arresti kardiak. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në Kobham, javën e kaluar.

Ai ndërroi jetë sot në Spitalin e ”Shën Gjergjit” në Londër. Uilkins vuante nga një sëmundje e rëndë, duke përfshirë ulcerën në kolit gjatë viteve të fundit, por u rëndua më shumë pas një operacioni të dyfishtë në zemër, ndërhyrje e realizuar korrikun e 2017.

Duke konfirmuar vdekjen e tij, djali i tij Ros, 36-vjeç, tha: “Babai për fat të keq ndërroi jetë.” Edhe spitali i Shën Gjergjit, shpërndau një deklaratë për mediat. “Është me trishtim të madh nga ne që të njoftojmë se Rajmond Kolin Uilkins, ndërroi jetë këtë mëngjes”, thuhet në deklaratën e spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne dëshirojmë të falënderojmë stafin e Shën Gjergjit për punën e mrekullueshme dhe që u kujdesën për Rin tonë të dashur. Do të dëshironim gjithashtu të falënderojmë për mesazhet e shumta ngushëlluese shokët, kolegët dhe tifozët e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

61-vjeçari lë prapa gruan e tij të dashur, Xheki, vajzën Zheid, djalin Ros dhe nipërit e tij të bukur, Oliver, Frenki, Ava, Fredi, Xhek dhe Arki.

Uilkins në karrierën e tij ka fituar FA Cup me Junajtid në 1982, ka luajtur 160 ndeshje me Djajtë e Kuq, por ai do të mbahet mend për shkak se u bë kapiteni i Çelsit në moshën 18-vjeçe. Uilkins ka luajtur 170 ndeshje me Blutë e Londrës, dhe është shpallur “Lojtari i Vitit” në dy sezone radhazi 1976-77.

Burimi: “The Sun”/ Përshtati: Ira Hetemaj-Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?