Futbolli kthehet në shtëpi, Euro 2028 do të luhet në Angli dhe Irlandë

Futbolli do të kthehet në shtëpi në Euro 2028, pasi Turqia është tërhequr përfundimisht nga gara. Oferta e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlanda për të organizuar Europianin e vitit 2028 duket se është e sigurt që do të pranohet nga UEFA.

Wembley do të jetë një nga gjashtë stadiumet që do të presë Europianin në Angli, së bashku me Villa Park, St James’ Park, Etihad, shtëpinë e re në ndërtim të Evertonit në Bramley Moore Dock dhe stadiumin Tottenham Hotspur.

Stadiumi Principality në Cardiff, Stadiumi Aviva i Dublinit, Hampden Park në Glasgoë dhe Casement Park në Belfast – shtëpia e vjetër e sportit galik në Irlandën e Veriut, e cila është gjithashtu në rindërtim, do të jenë 5 stadiumet në Irlandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një strukturë të turneut me 24 skuadra, pritet që të luhen në total 51 ndeshje. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?