Gattuso e nis me turp te Napoli, Hysaj dhe Dermaku e shohin sfidën nga stoli (VIDEO)

Rino Gattuso e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në krye të Napolit. Të kaltrit janë mundur 1-2 në “San Paolo” nga Parma.

Pa kaluar as 180 sekonda nga starti i ndeshjes ndaj Parmës, menjëherë miqtë kanë gjetur rrugën e rrjetës. Talenti Dejan Kulusevski përfitoi nga një përgjumje e Koulibaly dhe më pas arrin që ta dërgojë topin në rrjetën e portës së Meret.

Napoli do të gjente golin e barazimit me Milik në minutën e 64-t, por Parma do të befasonte sërish në kohën shtesë me Gervinhon, i cili konkretizoi një kundërsulm vrastar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një disfatë e rëndë për napolitanët që nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në “San Paolo” e prej thuajse dy muajsh në Serinë A, më saktë që nga 19 tetori. Hysaj ndërkohë e pa të gjithë ndeshjen stoli, ashtu si edhe Dermaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?