Gatuzo: Shtylla e Çalhanoglu? Po të kishte gjyshi im tre tope …
Pas humbjes ndaj Juventusit, Milani do të ketë një tjetër prove të vështirë, derbin ndaj Interit. Për kuqezinjtë ky është shansi i fundit për të shpresuar deri në fund për një vend në Champions League. Trajneri Gatuzo, e di mjaft mirë këtë gjë, teksa nuk harron që të vlerësojë kundërshtarët.
“Më në fund një derbi me peshë. Inter ka ndryshuar në javët e fundit, ata kanë shënuar 10 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, ne luajtëm mirë ndaj Juventus-it dhe pas shumë vitesh derbi do të jetë përsëri i rëndësishëm. Shpresoj ta përsërisim paraqitjen ndaj Juves. Po të kishte hyrë shtylla e Çalhanoglu? Po të kishte gjyshi im tre tope do të ishte një makinë “flipper”.
Është një derbi, një ndeshje që zakonisht fitohet nga ekipi që është më poshtë në renditje. Inter ka kualitet, është në formë të mirë dhe po luan futboll të bukur. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si gjithë të tjerat.
Fjalët e Bonuçit për merkato? Nuk dua që fjalët e tij të shfrytëzohen për keq. Nuk është ai që vendos se çfarë ndodh me Milan”, ka thënë Gatuzo.
KOHA JONË SONDAZH

