Giampaolo: Kam punuar shumë, Milani është shansi im i madh

“Kam punuar shumë për të arritur këtë shans, por për mua Milani është një mundësi e madhe”. Këto janë fjalët e para zyrtare të Marco Giampaolos si trajner i kuqezinjve.

 

“Kam punuar shumë për të arritur në klubin më të titulluar në Europë dhe një nga më të rëndësishmet në botë. Për mua është një mundësi e madhe, jam i lumtur dhe i motivuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugëtimi ka qenë i gjatë, do të jetë edhe më i gjatë sepse nuk ka asnjëherë fund, nuk dihet kur mbaron për të ndërtuar ide, projekte dhe gjëra. Për momentin, jam i lumtur për të luajtur në një klub të madh dhe jam shumë i motivuar. Mund të them se kam punuar mjaftueshëm, tani mezi pres të rinis”, ka thënë ish-trajneri i Sampdorias për “Milan TV”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?