FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka “diktator” me lojtarët, zbulon programin e detajuar në Instagram

Kukësi ka filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Europa League. Skuadra verilindore synon një kualifikim të mundshëm ndaj Debrecenit, për të pasur mundësi për të sfiduar më pas Romën. Trajneri Ernest Gjoka nuk kërkon që t’i shpëtojë asnjë detaj nga përgatitjet duke vendosur një program të veçantë për futbollistët.

 

Strategu verilindor ka ndarë në rrjetet sociale programin për ditën e sotme, që fillon që në orën 7:30 me konsumimin e mëngjesit. Më pas ekipi në orën 9:30 stërvitet në palestër, ndërkohë që dreka është konsumuar në orën 12:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 17:15 ekipi niset për të kryer stërvitjen në Elbasan, ndërkohë që në orën 20:30 konsumon darkën. Gjoka u ka lënë vetëm një orë të lirë në mbrëmje për kafe 21:00-22:00, ndërkohë që në orën 22:00, të gjithë lojtarët duhet të jenë në dhomat e tyre. Një disiplinë e hekur e strategut të verilindorëve, i cili po kryen fazën e parë përgatitore para nisjes për në Ohër. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?