Gjyqtarët në Kosovë bëjnë testimet për Covid-19 para rifillimit e sezonit

Në prag të rifillimit të garave të futbollit, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” organizoi testimin për Covid-19 për gjyqtarët e futbollit, vëzhguesit e gjyqtarëve si dhe për delegatët e ndeshjeve.

Pas përfundimit të testit për Covid-19, Komisioni i Gjyqtarëve e ka realizuar edhe testimin fizik për gjyqtarët, duke pasur parasysh pushimin e gjatë të garave. Testit fizik i ndërmjetëm, i cili është normë e përcaktuar nga FIFA, iu nënshtruan 46 gjyqtarë dhe asistentë, ku të gjithë gjyqtarët e kaluan testin me sukses.

Në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Komisioni i Garave e ka mbajtur një takim me delegatët e ndeshjeve të Superligës, ku është kërkuar mobilizim për ecuri sa më të mbarë të kampionatit, si dhe respektimi në përpikëri i udhëzimeve të institucioneve shëndetësore gjatë ndeshjeve në këtë periudhë të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Il Kosovo, che il 14 marzo aveva stoppato gli eventi sportivi, si appresta a ricominciare anche con il calcio: arbitro, assistenti e staff medico in queste foto vengono sottoposti a tampone direttamente sul campo, nello stadio Fadil Vokrri di Pristina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Il Kosovo, che il 14 marzo aveva stoppato gli eventi sportivi, si appresta a ricominciare anche con il calcio: arbitro, assistenti e staff medico in queste foto vengono sottoposti a tampone direttamente sul campo, nello stadio Fadil Vokrri di Pristina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?