Gllasgou në alarm, i druhet trazirave para ndeshjes Celtic-Lazio

Lazio do të sfidojë skocezët e Celtic në Gllasgou mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League, teksa masat e sigurisë në kryeqytetin skocez janë maksimale.

Policia është në alert total, pasi në 2019-ën tifozeritë e dy klubeve u përleshën në Romë, duke sjellë edhe arrestimin e disave prej tyre, teksa frika është që incidentet mund të përsëriten sërish.

Në Glasgou kanë fluturuar rreth një mijë tifozë të Lazios, që do të grumbullohen në një nga sheshet e kryeqytetit dhe do të marshojnë drejt stadiumit të shoqëruar nga policia vendase, teksa në impiant priten rreth 60 mijë tifozë në total.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifo-grupi më i zjarrtë i Celtic, “Brigada jeshile” ka shpërndarë fletëpalosje në të gjithë qytetin, ku bën apel për ta shndërruar stadiumin në një ferr të vërtetë për lacialët dhe për të fituar me çdo kusht ndeshjen e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?