Goditën presidentin, policia holandeze arreston dy lojtarë të Legias së Varshavës
Ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Legias së Varshavës në Conference League ishte e karakterizuar nga tensioni që para startit të saj. Ultrasit polakë kishin udhëtuar në Holandë edhe pa pasur një biletë për në stadium dhe para sfidës nuk munguan konfrontimet me autoritetet vendase.
Megjithatë, gjithçka dukej e përfunduar dhe pas ndeshjes tifozët polakë nuk shkaktuan trazira. Por, në mënyrë të papritur pas konferencës së shtypit, teksa lojtarët e Legias ishin në autobusë për t’u larguar nga stadiumi, mbërriti policia holandeze e cila urdhëroi që dy lojtarët Joseu dhe Radovan Pankov të zbrisnin nga autobusi. Në rast të kundërt, autoritetet holandeze kërcënuan se do të përdornin forcën.
Përdorimi i forcës nuk u shmang teksa nga shtypi polak bëhet e ditur se është goditur e shkopinj gome përgatitësi fizik Michal Kwietniewski, ndërsa nuk janë kursyer edhe disa të shtyra ndaj presidentit, Dariusz Mioduski.
KOHA JONË SONDAZH

