Goditi me shkelm në vitin 2010 Balotellin, Totti zbulon arsyen
Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka folur hapur për disa nga episodet më të përfolura të karrierës së tij, duke rrëfyer me sinqeritet momente që kanë bërë histori në futbollin italian.
Në një intervistë të fundit, Totti pranoi se goditja ndaj Mario Balotellit në finalen e Kupës së Italisë kundër Interit në vitin 2010 nuk ishte rastësi.
“E kisha menduar prej kohësh. Ishte shumë i talentuar, por edhe arrogant. Nuk doja të barazoja ndeshjen, por ta dërgoja në tribuna. Më pas kërkova falje dhe qeshëm bashkë,” ka rrëfyer “Kapiteni”.
Sa i përket incidentit me Colonnese, Totti sqaroi se reagimi i tij ishte pasojë e një fyerjeje personale: “Më tha diçka shumë të rëndë për djalin tim, Cristian. Nuk mund të heshtja.”
Ndërsa për episodin e famshëm të pështymës ndaj Nicklas Poulsen në Euro 2004, ish-numri 10 i Romës nuk e fshehu pendesën: “Më vjen turp. Ishte një gjest i shëmtuar dhe i padenjë për një futbollist.”
KOHA JONË SONDAZH

