Goli i Ronaldos më i miri në histori? Jo, ka edhe Francescoli…
Simeone ka treguar edhe njëherë se nuk e pëlqen Cristiano Ronaldon.
Para ndeshjes së Atletico Madridit në Europa League, Diego Simeone u pyet për golin e bukur që shënoi Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 të Real Madridit kundër Juventusit.
Gazetari pyeti Simeonen nëse goli i Ronaldos është më i bukuri që ai ka parë deri më sot dhe reagimi i trajnerit të Atleticos ishte i vrullshëm, duke treguar edhe njëherë se nuk e pëlqen Cristianon ashtu si në të kaluarën kur e kishte nënçmuar se “Reali ka lojtarë në skuadër shumë më të mirë se Ronaldo”.
“E keni parë golin e Francescolit? Jo, shikojeni, e pastaj flasim. Shikojeni, shikojeni dhe pastaj flasim”, ishte përgjigjja e Simeones.
Gazetari insiston: “Më i mirë se i Cristianos?”
Simeone: “Shikojeni dhe flasim, sepse nëse nuk e shikon nuk kemi si të flasim”.
Trajneri i Atleticos e kishte fjalën për Enzo Francescolin, që kishte shënuar një gol të bukur në Poloni në vitin 1986, por cili është më i mirë? /Express/
KOHA JONË SONDAZH

