Goli ndaj Lushnjës, Bregu: Ia dedikoj mamit!
Sulmuesi i Luftëtarit, Devji Bregu shënoi në minutat shtesë golin që vulosi suksesin 2-0 ndaj Lushnjës. Duke folur pas ndeshjes ai ka folur edhe për të ardhmen.
“Kjo ndeshje ishte e veçantë për mua sepse kisha humbur shumë volumin dhe tani gjeta golin. Ndonjëherë duhet ta vrasim ndeshjen më shpejtë sepse jemi ekipi që krijojmë më shumë raste në Superligë.
Merkatoja? Nuk mund të flas për merkaton por deri tani gjërat po shkojnë mirë dhe duke dhënë asist e duke shënuar dua që të arrij më lart. Ndonjëherë e vështirësojmë ndeshjen më shumë seç duhet por shpresoj që me kalimin e javëve të përmirësohemi në këtë aspekt dhe t’i mbyllim ndeshjet shumë shpejt.
Dedikimi? Bluzën e kam përgatitur që në ndeshjen me Kukësin por meqë atë ditë nuk shënova, vendosa që golin e sotëm t’ia dedikoj mamit”, u shpreh Bregu.
KOHA JONË SONDAZH

