Granada e Uzunit përjashtohet nga Kupa e Mbretit, aktivizoi portierin e pa federuar

Granada është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pasi portieri i tyre, Adrian Lopez, nuk ishte i federuar. Në ndeshjen e fundit të mbajtur me Arosa, Granada arriti të fitojë me rezultatin 0-3, por klubi u përjashtua nga federatat spanjolle e futbollit për shkelje të rregullave.

Pas këtij vendimi, Arosa mori fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe kaloi në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Në këtë formë, Granada i jep fund pjesëmarrjes në këtë kompeticion, të dytën nga rëndësia në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?