FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Granit Xhaka tek Interi? Mesfushori sqaron të vërtetën e zërave

Granit Xhaka do të luajë në ndeshjen e bamirësisë do të organizojë Komuna e Prishtinës. Sfida do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të mbledhë bashkë yjet e futbollit, politikës dhe fushave të ndryshme. Para ndeshjes Xhaka, ka folur për zërat që kanë dalë në mediat italiane për një kalim të mundshëm te skuadra e Interit.

“Gazetat kanë shkruar, por asgjë nuk është e vërtetë. Janë vetëm spekulime dhe s’kam ndonjë kontakt me klubin e Interit”, deklaroi mesfushori i Arsenalit.

Në Angli dhe Itali është folur për transferim të mundshëm të mesfushori tek zikaltërit pas marrjes së drejtimit nga Conte, por duket se një lëvizje e tij do të jetë e vështirë. Xhaka është pjesë thelbësore e lojës së trajnerit Unay Emery, i cili është bindur nga kryeveprat e Granitit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?