Grizman refuzon Junajtid, gati transferimi te Barcelona për 100 mln euro

Nuk ka aspak lajme të mira nga Spanja për Mançester Junajtid. Skuadra angleze sipas “The Mirror” ka humbur garën përtë siguruar shërbimet e Antoni Grizman.

Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të largohet nga La Liga, ndaj ka vendosur të pranojë ofertën 100 milionë euro që i ka bërë skuadra e Barcelonës, duke refuzuar një tjetër ofertë që ka ardhur nga Premier League. Për sulmuesin 27-vjeçar ishte interesuar edhe Junajtid, por Griezman ka preferuar të luajë në “Camp Nou”.

Trajneri portugez Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi të dytë për ta patur në krah të Romelu Lukakut, por deri më tani nuk ka bërë aspak mirë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?