Gruaja e Levandovskit zbulon sekretet e polakut: Kur shënoi 4 gola ndaj Realit …
Robert Levandovski është një nga sulmuesit më të fortë në botë. Gjithsesi jeta e tij jashtë fushave është një mister më vete, pasi ai është shumë hermetik. Bashkëshortja e tij, Ana ka zbluar disa nga sekretet e jetës së sulmuesit polak, teksa me siguri që do të mbeteni të befasuar.
“Kur Robert realizoi 5 gola në 9 minuta lojë kundër Volfsburg, ai nuk ishte plotësisht i kënaqur dhe ai po ankohej se kishte mundësi të shënonte edhe golin e 6. Pas kësaj Robert nisi të pastronte dyshemenë në shtëpi”-, ndërkohë që me tej ajo ka treguar edhe detaje të reja për sulmuesin.
“Pas ndeshjes së famshme kundër Real Madridit, ku ai realizoi 4 gola, të gjithë ishin jashtëzakonisht të gëzuar. Por ai thjesht u kthye në shtëpi dhe thjesht pyeti nëse kishte pak tortë. Ai po më pyeste përse nuk i kisha larë enët.”
Ylli i Bayern Mynih po i gëzohet një tjetër sezoni fantastik me klubin bavarez, pasi në 38 ndeshje të luajtur me kampionët e Bundesligës, e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 35 herë.

KOHA JONË SONDAZH

