Guardiola: Ja çfarë i thashë gjyqtarit që më përjashtoi në fundin e pjesës së parë!
Pep Guardiola u përjashtua dje në mbrëmje nga arbitri Lahoz për shkak se në fundin e pjesës së parë, ai kontestoi ashpër vendimet e gjyqtarit për shkak të anulimit të një goli të shënuar nga Sane. Pas ndeshjes trajner spanjoll ka zbuluar edhe bisedën që pati me të.
“Unë i thashë që ishte gol i rregullt kur topi i kaloi Sane. Kjo është arsyeja se pse më nxori me të kuq. Do të kishte qenë plotësisht ndryshe të shkonim me shifrat 2-0 në pjesën e dytë nga rezultati 1-0. Do të ishte ndryshe edhe kur goli i Salah në ndeshjen e parë do të cilësohej pozicion jashtë loje. Do të ishte ndryshe kur goli i Hesus të ishte pozicion jashtë loje apo penalltia që nuk u dha para syve të gjyqtarit.
Në këtë kompeticion, skuadrat janë aq të barabarta saqë influenca e vendimeve të gjyqtarëve është shumë e rëndësishme. Do ta provojmë përsëri në sezonin e ardhshëm. Urimet më të mëdha Liverpulit. Shpresoj që të përfaqësojnë sa më mirë futbollin anglez në gjysmëfinale”, u shpreh Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

