Guardiola për ‘Topin e Artë’: E pashë Haaland të lumtur për faktin se sa afër ishte

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, siguroi se e pa Erling Haaland të lumtur për qëndrimin kaq pranë Leo Messit në gala-në e “Topit të Artë”, të dhënë të hënën në Paris.

Norvegjezi doli i dyti në këtë edicion të “Topit të Artë”. Argjentinasi e parakaloi atë prej fitimit të Kupës së Botës në Katar, pavarësisht “tripletës” së Haaland dhe rekordit të golave në Premier League.

“E pashë atë shumë të lumtur që ishte një kandidat pranë Messit dhe me pjesën tjetër të lojtarëve. Ishte një natë e mirë për Manchester City. Urime Messit dhe Bonmatí për çmimet, – tha Guardiola në një konferencë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Për ne është shumë e rëndësishme të jemi atje, sepse në shumë raste vitet e fundit nuk kemi qenë. Për herë të parë kemi qenë të rëndësishëm si skuadër atje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester City ka pasur vetëm një lojtar tjetër në podiumin e “Topit të Artë”, Kevin de Bruyne më 2022. “Haaland e ka të gjithë karrierën përpara. Ai duhet të vazhdojë të fitojë dhe ndoshta sezonin e ardhshëm do të jetë përsëri atje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?