FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hasi kishte të drejtë, presidenti i Olimpiakosit “shkrin” ekipin

“Unë dhe tifozët kemi duruar shumë, pushimet tuaja fillojnë sot”. Këto janë fjalët me të cilat u është drejtuar futbollistëve presidenti i Olimpiakosit në kampionatin grek, Evangelos Marinakis, i cili ka mbetur tepër i zhgënjyer nga rezultatet e fundit, madje ka vendosur ta gjobitë skuadrën me 400 mijë euro.

Për pjesën e mbetur të sezonit ka vendosur të hedhë në fushë ekipin e të rinjve. Barazimi i së dielës kundër Levadhiakosit ishte pika që derdhi gotën. Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi, bardhekuqtë klasifikohen në vendin e tretë, me 6 pikë më pak se kryesuesit e AEK-ut dhe një më pak se PAOK-u.

“Do ta ndërtoj Olimpiakosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga trajnerët e shkarkuar nga presidenti i Olimpiakosit ishte Besnik Hasi. Marinakis, që është pronar edhe i Notingham Forest në Angli, sqaroi se nga 400 mijë euro gjobë, 200 janë për barazimin me Panathinaikosin, ndërsa 200 mijë të tjera për barazimin e fundit 1-1 kundër Levadhiakosit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, kjo shumë do të investohet të futbollistët e U-20, që do së bashku me disa lojtarë që u kanë shpëtuar kritikave, do të mbyllin sezonin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?