Hidhet shorti i Europa League, ja rivalët e skuadrave shqiptare

Shorti i Europa League ka zbuluar kundërshtarët për raundin e parë për skuadrat shqiptare. Goglat kanë qenë të pamëshirshme për verilindorët e Ernest Gjokës, që do të përballen me hungarezët e Debrecenit, që ishte edhe skuadra më e fortë që mund t’u ofronin goglat, duke komplikuar rrugëtimin e Kukësit në Europë.

Short më i favorshëm për Teutën, që do të sfidojë Ventspils, njw skuadër letoneze, e cila në letër është e barabartë me ta. Skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në këto eliminatore, Laçi do të përballet me izraelitët e Hapoel Ber’ Sheva.

Edhe për bardhezinjtë short aspak bujar, pasi izraelitët janë një skuadër me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare, që natyrisht është favorite për të vijuar më tej.Ndërkohë në kalojnë St. Joseph’s nga Gibraltari, Prishtina do të përballët me gjigandët e Glasgow Rangers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?