Hysaj sfidon Sassuolon e Bajramit: Kemi treguar se mund të mundim këdo!
Elseid Hysaj pas impenjimit në Kombëtaren tonë është rikthyer te Lazio ku ka dhënë dhe një intervistë për “Style Channel” para duelit ndaj Sassuolos.
“Duhet të bëjmë një ndeshje që e dimë vetëm ne. Sezonin e kaluar kemi vuajtur shumë. Sassuolo është një ekip që merr pikë në shtëpi, por do të japim 110% për t’ia marrë të gjitha.
Përmirësime në sfidat e fundit? Ishin rezultatet që na duheshin, na dhanë motivim dhe qetësi që mund të fitojmë dhe të luajmë ndaj të gjitha skuadrave.
Sassuolo jo vetëm Berardi? Ata kanë lojtarë t nivelit të lartë para, por Berardi do të jetë në krahun tim. Duhet të jemi të kujdesshëm në krahë.
Momenti më i mirë në Itali? Shpresoj të marrim pikët dhe më pas mund të them në fund të sezonit se ishte viti im më i mirë”, deklaroi Hysaj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

