FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I refuzoi Igli Tare, Milani prezanton drejtorin e ri sportiv

Pas largimit të Leonardos dhe refuzimit që mori Igli Tare, Milani ka zbuluar ditën e sotme drejtorin e ri sportiv, duke kompletuar kastën drejtuesve. Në ditët e fundit u zyrtarizua afrimi i Maldinit si drejtor teknik dhe kroatit Boban në rolin e shefit të zonës sportive.

Posti i drejtorit sportiv, do t’i besohet Frederic Massarës, i cili vjen pas eksperiencës disa-vjeçare te Roma. “Jemi shumë të lumtur të mirëpresimin Frederic Massarën në ekipin tonë të punës”, ka deklaruar Paolo Maldini, duke i uruar mirëseardhjen drejtori të ri sportiv.

Massara njihet për aftësitë për të zbuluar dhe evidentuar talente, duke i blerë me çmime të ulëta, për t’i shitur më pas shtrenjtë. Lamela, Pjanic, Strootman janë disa nga shembujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?