Ibrahimovic kundër Messit për “Topin e Artë”: Më vjen keq për Haaland dhe ata që e marrin seriozisht këtë çmim

Triumfi i tetë i Lionel Messit në garën e “Topit të Artë” ka ngjallur jo pak polemika dhe kundërshti. Ka pasur nga ata që kanë dalë hapur kundër dhënies së këtij çmimi prestigjioz për yllin argjentinas.

Ish-sulmuesi i shquar suedez ka shprehur gjithmonë simpatinë për Lionel Messi, e ka konsideruar më të mirin në histori, por kësaj radhe nuk pajtohet me verdiktin për “Topit të Artë”.

“Cili e meritonte “Topin e Artë” 2023? Messi apo Haaland? Kujt i intereson. Pse iu japim rëndësi çmimeve si ky, ku një tufë gazetarësh budallenj mblidhen dhe tregojnë paragjykimin e tyre ndaj disa lojtarëve?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo futbollist e aspiron këtë trofe? Jo, të rinjtë e ndjeshëm nuk duhet të aspirojnë kurrë për çmime të tilla. Të gjithë e dimë se ‘Topi i Artë’ iu jepet atyre që kanë pasur PR më të fortë atë vit. Më vjen keq për Haaland, më vjen keq edhe për ata që i marrin seriozisht këto çmime”, deklaroi Ibrahimovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?