Ibrahimoviç thumbon Ronaldon: Provo ta bësh roveshatën nga 40 metra! (VIDEO)
Kristiano Ronaldo ka marrë përgëzime të shumta nga “yjet” e futbollit për golin spektakolar që realizoi me roveshatë në sfidën e parë çerekfinale të Championsit përballë Juventusit, por Zlatan Ibrahimoviç mendon ndryshe. “Po, ishte i bukur, po le ta provojë këtë roveshatë nga 40 metra.”
Një deklaratë thumbuese kjo e gjigantit me origjinë boshnjake, që di jo pak nga roveshatat. Ylli suedez ka shënuar një gol të ngjashëm në një miqësoren mes Suedisë dhe Anglisë në vitin 2012, për të kuptuar se roveshata e Ronaldos nuk ka asgjë të pazakontë.
KOHA JONË SONDAZH

