FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare kërkon me ngulm bomberin e përfaqësueses së Kosovës

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha. Sipas asaj që është raportuar sot nga “ LaLazioSiamoNoi”, Lazio e shikon shqiptarin e Kosovës si zëvendësuesin ideal të Ciro Immobile. 25-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Besën e Kavajës dhe Teutën, ka shënuar 17 gola me klubin turk të Rizesportit dhe ka asistuar 8 herë në sezonin që sapo përfundoj.

 

Igli Tare, i cili njëkohësisht është dhe drejtori sportiv i Lazios e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë dhe po mendon ta afrojë në skuadrën e tij. Shqiptari i Kosovës vlerësohet 5 milionë euro nga ekipi turk, shumë kjo e cila nuk përbën problem për një klub si Lacio. Tek skuadra kryeqytetase, Muriqi do të bashkohej me koloninë tjetër shqiptare që përbëhet nga Strakosha, Valon Berisha, Riza Durmishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?