Igli Tare: Skuadra perfekte, trajneri ka ndërtuar grup kompetitiv
Igli Tare ka vlerësuar me nota maksimale skuadrën e Shqipërisë pas fitores 3 me 0 ndaj Çekisë. Në një prononcim për Tv Klan, Tare e konsideron ekipin kuqezi si një skuadër perfekte.
“Ishte një ndeshje fantastike e merituar nga skuadrat. Sot e meritojnë të gjithë të festojmë sepse është një natë e bukur. Ka qenë një skuadër perfekte dhe komplimente të gjithëve nga i pari tek i fundit. Duke parë dhe mungesën e Brojës, besoj që kush u fut në fushën e lojës e demonstroi që e meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Ka një dhimbje koke për herë të parë te një trajner i skuadrës shqiptare duke pasur shumë lojtarë me kualitet. Ka ndërtuar një grup kompetitiv që mund të bëjë edhe jo vetëm kualifikimin, por të bëjnë edhe çudira në Europian”, tha Igli Tare.
KOHA JONË SONDAZH

