Ilicic ja dhuron spitalit topin e 4 golave ndaj Valencias
Iniciativat e solidaritetit të Atalantas vazhdojnë për spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo për urgjencën e koronavirusit. Përmes faqes së internetit dhe profilit të saj në rrjetet sociale, klubi zikaltërve njofton se Josip Ilicic, ja ka dhuruar topin e 4 golave spitalit.
“Si shenjë e afërsisë, mirënjohjes dhe përzemërsisë për sa më shumë mjekë, infermierët dhe të gjithë ata që janë të përfshirë për të luftuar virusin e malluar që po shqetëson jetën e të gjithëve ne”, thuhet në njoftimin e klubit bergamask. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

