Iniesta i tronditur pas disfatës ndaj Romës: Mund të jetë ndeshja e fundit në Champions

Disfata ndaj Romës 3-0, mund të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Andres Iniestës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, për më tepër më një fund të hidhur. 33-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi blaugrana.

“Mundësia që kjo të jetë ndeshja ime e fundit në Champions League është shumë e madhe, për këtë arsye një rezultat i tillë dhemb edhe më shumë. Ishte një ndër eliminimet më të dhimbshme, pasi askush nuk ishte i përgatitur për diçka të tillë, askush nuk e priste.

Por kjo është ajo që ndodh kur i bën gjërat keq, gabon shumë dhe nuk përshtatesh në lojë. Jemi shumë të zhgënjyer, sidomos pas sezonit që kemi zhvilluar. Roma diti se ku duhet të na godiste. Kishim shumë shpresa, ndaj dhe zhgënjimi është shumë i madh”, ka thënë Iniesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?