Injoroi keq asistenten femër, arbitri italian do të pezullohet VIDEO)

Gjyqtari Juan Luca Sacchi do të dënohet pas një gjesti aspak të këndshëm, duke mos i dhënë dorën asistenes femër. Kamerat kapën momentin kur ai në mënyrë të turpshme e injoroi Francesca Di Monten në ndeshjen mes Lecces dhe Sassuolos.

Video ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale duke ngjallur dhe reagime të shumta ndaj tij. Sipas mediave në Itali, arbitri do të dënohet me një ndeshje pezullim për shkak të këtij incidenti.

Veprimet e tij do të jenë objekt i hetimit që do të bëhet nga Shoqata e Arbitrave në Itali (AIA), si diskriminim seksual. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?