FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi arrin akordin me Lukakun, por United kërkon 84 milionë euro

Interi është gjithnjë e më pranë Romelu Lukaku. “The Sun” ka raportuar se zikaltërit kanë arritur akordin me sulmuesin belg, po mbetet ende larg marrëveshja me klubin e Manchester Unitedit, që disponon kartonin e futbollistit.

 

Lukaku është i bindur për një transferim në Milano dhe Antonio Conte e kërkon me ngulm belgun në organikë, ndërsa palët kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej rreth 9.7 milionë eurosh në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por “djajtë e kuq” të Manchesterit vijojnë të bëjnë rezistencë dhe pasi kanë refuzuar përfshirjen e Icardit dhe Perisiç në marrëveshje, kanë kërkuar shkëmbim kokë më kokë me Skriniar, ose 84 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Interi e cilëson të pashitshëm mbrojtësin sllovak, ndërsa këmbëngul se nuk dëshiron të paguajë më shumë se 70 milionë euro për kartonin e Lukakut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?