Interi fiton ndaj Romës dhe rimerr kreun, vendos Marcus Thuram (VIDEO)

Interi fiton dhe dominon ndeshjen e radhës në kampionat, duke e mbyllur në shifrat 1-0. Skuadra zikaltër ishte ndjeshëm superiore ndaj verdhekuqve, të cilët ishin thuajse spektator në 45-minutat e para duke mos tentuar në asnjë moment portën.

Caalhanoglu do të ndalej nga shtylla. Në minutën e 81-të, Marcus Thuram do të realizonte golin e avantazhit dhe të fitores duke devijuar në rrjetë një krosim nga Dimarco.

Carlos Augusto ju afrua dhe golit të dytë, ndërkohë që në krahun tjetër Roma krijoi vetëm një mundësi me një goditje me kokë të Cristante. Interi rikthehet në krye me 25 pikë, dy më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?