Interi kërkon 1 milion euro për kartonin e Manajt
E ardhmja e Rei Manajt mund të jetë Spanja. Sulmuesi i talentuar shqiptar për momentin është në formë huazimi në “Segunda Division”, por mund të blihet në fund të sezonit për 1 milion euro nga Interi.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, kjo do të jetë shuma do të përfitonte Interi nga kartoni i sulmuesit shqiptar, që është huazuar nga zikaltrit te skuadra andaluziane.
Gjithsesi, blerja e kartonit të Manajt nga Granada do të varet shumë edhe nga paraqitjet që do të bëjë sulmuesi kuqezi deri në fund të sezonit. 21-vjeçari në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 17 ndeshje në Segunda Division, ndërkohë që ka shënuar vetëm një gol në fitoren 1-3 në transfertë me Numancian.
KOHA JONË SONDAZH

