Interi kërkon sulmues në janar, në listë edhe Armando Broja
Interi ka një nga skuadrat më të mira në Itali, por sërish ka vend për përmirësime, veçanërisht nw sulm. Alexis Sanchez,dhe Marko Arnautovic nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, madje austriaku për momentin është i dëmtuar. Ndaj, në janar drejtuesit do të tentojnë të forcojnë organikën.
I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos për të cilin u fol shumë edhe në verë. Megjithatë, përveç iranianit, në listën zikaltër është edhe emri i Armando Brojës. Inter e ndjek sulmuesin e Shqipërisë prej kur ai aktivizohej në Holandë me Vitessen.
Broja tashmë është rikthyer, madje duke fituar edhe fanellën e titullarit në Londër me Chelsea-n. Te Inter do e ndjekin me kujdes progresin e tij deri në janar dhe nuk përjashtohet një interesim konkret i italianëve.
KOHA JONË SONDAZH

