Interi kërkon “të blindojë” kapitenin Lautaro Martinez me kontratë të re

Drejtuesit e Interit duan të “blindojnë” sa më shpejt kapitenin Lautaro Martinez. Nënkampionët e Europës po tentojnë të rinovojnë kontratën me sulmuesin kryesor, i cili këtë vit është shndërruar në kapitenin e Interit pas largimit të Samir Handanovic.

Marrëveshja aktuale zgjat deri në verën e vitit 2026, teksa agjenti i 26-vjeçarit, Alejandro Camano, ka marrë ofertën zyrtare në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit.

Interi i ofron Lautaros rinovimin deri në 2028 me një pagë sezonale prej 7.5 mln eurosh. Që më bonuse mbërrin lehtësisht në mbi 8 mln euro. Aktualisht lideri i skuadrës së Inzaghit përfiton 6 mln euro në sezon. Tek Interi janë optimistë në lidhje me firmën e Lautaros, i cili nuk do të veprojë si mbrojtësi Milan Skriniar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?