Interi tenton rikthimin e Arnautovic, zgjedhja ideale për Conten

Interi është në kërkim të një sulmuesi të madh në sezonin e ri. Emri i parë në lisën e trajnerit Antonio Conte është Edin Dzeko, teksa sulmuesi i Romës është një hap larg. Marotta dhe Ausilio ndërkohë po punojnë edhe në një pistë tjetër, Romelu Lukaku, por sulmuesi i United vlerësohet 80 milionë euro. Duke parë këto vështirësi, zikaltërit po tentojnë edhe një tjetër profil, Marko Arnautovic.

 

Sulmuesi i West Ham, sipas “Tuttosport” kërkon të rikthehet tek zikaltërit. Interi për momentin e sheh vetëm një alternativë të Lukakut, por nëse dështon operacioni për të marrë belgun, do të tentohet një rikthim i bomberit të “Hammers”, i cili vlerësohet 25 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?