Inzaghi: Asllani po i bën minuta vetes, ka kualitet të madh

Interi triumfoi 1-0 ndaj Romës, falë golit të Thuram, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, i cili pasoi për Dimarcon dhe më pas ky i fundit për sulmuesin.

Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzaghi pas ndeshjes.

“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e di që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?