Ish-trajneri i Çekisë elozhe për Qazim Laçin: Lojtar i pakëndshëm për ne, e shoh titullar nesër!
Shqipëria do të luajë ndaj Republikës Çeke nesër në mbrëmje, një ndeshje vendimtare për kualifikueset Euro 2024. Me shumë mundësi, mesfushori që luan te Sparta e Pragës, Qazim Laçi do të jetë titullar për këtë ndeshje, të pakën sipas çekëve .
“Laci sigurisht që do të ishte i pakëndshëm për ekipin tonë. Jo vetëm sepse njeh disa nga lojtarët. Ai është në formë, është impulsiv, luan rregullisht. Unë nuk shoh ndonjë arsye se përse të mos e nis titullar”, thotë ish-trajneri i kombëtares Petr Rada në emisionin Přímák në “Sport.cz”.
Edhe pse Laci në fillim nuk luajti shumë te Sparta, javët e fundit ka qenë një nga lojtarët kyç. Në fitoren e fundit në shtëpi me Pilsen, ai shënoi një nga golat.
“Luan mjaft mirë, padyshim që mund të ketë vend në kombëtare. Por kjo është në pamje të jashtme. Trajneri Silvinho është me përvojë, ka testuar lojtarë, di për ta. Të shohim nëse Laci mund të futet në 11-shen titullare”, shton Rada. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

