Jasir Asani ndërron fanellën me tifozin më special të Kombëtares (VIDEO)

Jasir Asani ishte edhe njëherë tjetër protagonist me fanellën e kombëtares. 28-vjeçari shënoi golin e parë në triumfin 3-0 ndaj Çekisë në Air Albania teksa gjeti golin me një “predhë” nga distanca.

Asani, i cili ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve bëri një gjest të veçantë duke shkëmbyer fanellën me një nga tifozët më special të kombëtares si “Ballist” Morina. Asani vendosi t’i afrohej tifozëve dhe të shkëmbente fanellën me Ismail Morinën.

Postimi i “Ballist” Morinës:

Swiss Digital Desktop Reklama

I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rroftë shtetësia e Kosovës!!!!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!

🇦🇱🤝🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?