Joshua “tallet” me Wilder, i ofron 20% të të ardhurave
Menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, Eddie Hearn, i ka ofruar rivalit amerikan Deontay Wilder 20% të shumës për të organizuar një përballje mes dy kampionëve të botës në peshat e rënda.
Jo vetëm kaq, por Wilder nuk do të marrë asnjë përqind nga shitja e të drejtës televizive.
Por ajo që bie në sy është shuma shumë e ulët e ofruar nga Joshua, që do të thotë se britaniku nuk ka aspak dëshirë të duelojë me Wilder, të dy të pamposhtur në ring.
Në rast se dueli Joshua-Wilder organizohet dhe të ardhurat kapin shifrën e parashikuar të 80 milionë dollarëve, amerikani do të marrë rreth 15 milionë, një shumë shumë e ulët, ndërkohë që priteshin që të merrte rreth 30 milionë. Dhe sa më të ulta të ardhurat aq më pak merr Wilder, duke e bërë qesharake ofertën.
Gjithsesi, asgjë nuk konfirmohet nga kjo ofertë në adresë të Wilder, por specialistët e boksit mendojnë se të ardhurat duhet të ndahen të paktën 60-40 në favor të britanikut, që mban tre tituj kampionë bote kundrejt një të amerikanit.
Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.
KOHA JONË SONDAZH

