FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve edhe më pranë De Ligt, mbrojtësi do të përfitojë një pagë të frikshme

Matthijs De Ligt është gjithnjë e më pranë Juventusit. Të dyja skuadrat po zhvillojnë negociatat e fundit për të gjetur akordin përfundimtar. Po punohet sidomos për pagën e mbrojtësit. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka kërkuar 12 milionë euro plus bonuse, teksa De Ligt mund të bëhet lojtari i dytë më i paguar te Juventusi pas Cristiano Ronaldos.

 

Në kontratën e tij mund të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Në këtë mënyrë bardhezinjtë kanë bërë shumë hapa përpara për transferimin e mbrojtësit, teksa për Ajax-in do të shkojnë 65-75 milionë euro. Raiola po përpiqet që të ulë çmimin e transferimit për të rritur sa më shumë pagën vjetore të mbrojtësit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?