Juve kërkon me ngulm kapitenin e Ajax, Nedved takon Raiolën

Juventus nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Matthijs de Ligt. Pasi ka zyrtarizuar Maurizio Sarrin në krye të skuadrës, tashmë është hedhur në merkato, në kërkim të mbrojtësit holandez, i cili është një nga talentet më të kërkuar në Europë.

 

Kapiteni i Ajax-it, është shumë pranë PSG, pas afrimit të drejtorit sportiv Leonardo, por kampionët e Italisë nuk janë dorëzuar, duke dërguar menjëherë për bisedime zëvendës-presidentin Pavel Nedved, i cili ka zhvilluar një takim me agjentin, Mino Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi ka qenë shumë pozitivë, pasi marrëdhëniet me agjentin e njohur janë shumë të mira, teksa në të kaluarën ka qenë përfaqësues i tij kur e transferoi nga Lazio te Juvja. Tratativat me PSG nuk janë mbyllur, por bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alternativat për De Ligt janë Kalidou Koulibaly, i vlerësuar 130 milionë euro, ndërkohë që në listë është edhe Marquinhos, i cili vlen 70 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?