FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve-Real, Alegri i surprizon të gjithë me formacionin zyrtar

Sonte në mbrëmje në Ligën e Kampionëve do të luhet sfida e parë çerekfinale mes Juventusit dhe Real Madrid. Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me një formacion surprizë, 4-4-2. Alegri është detyruar të bëjë ndryshime, pasi Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar. Raportohet se Alegri do të fusë në fushë Barzalin në vend të Daniele Ruganit në qendër të mbrojtjes dhe Bentakur në vend të Markizios.

Dugllas Kosta dhe Aleks Sandro kanë kaluar në rolin e mesfushorëve të jashtëm, me De Shilio dhe Asamoah si mbrojtës krahu. Dibala do të mbështesë Higuain në sulm.

Në krahun tjetër Zidane nuk ka ndryshuar asgjë në formacion, duke hedhur të njëjtën formacion si në finalen e Kardifit, disa muaj më parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?