Juventus dhe Inter duel në merkato për dy mesfushorët e njohur në Seria A
Juventus dhe Inter që në janar pritet të startojnë një betejë të vërtetë për dy mesfushorë, Lazar Samardzic dhe Piotr Zielinski. I pari është lojtari serb në pronësi të Udinese. Inter ishte shumë pranë firmës me 21-vjeçarin në merkaton e janarit, por palët nuk gjetën dakordësinë. Megjithatë, zikaltërit nuk kanë hequr dorë. Por, tashmë në garë është edhe Juventus që kërkon me ngulm një lojtar me cilësitë e serbit.
Samardzic është një objektiv i vjetër i drejtorit Giuntoli që me këtë rast kërkon të tregojë aftësinë e tij dhe të mposhtë Marottën e Inter. Bardhezinjtë duken paksa më të avancuar, teksa edhe vetë lojtari është i hapur për një transferim në Torino, megjithatë Inter mbetet pjesë e negociatave dhe do të tentojë deri në fund.
Në rastin e dytë, çështja Zielinski është disi më e komplikuar për të dyja klubet. Edhe pse polaku nuk ka avancuar në bisedat për të rinovuar kontratën me Napolin, sërish mbetet shumë i lidhur me ngjyrat dhe qytetin.
KOHA JONË SONDAZH

