Juventus fiton në “frymën e fundit” ndaj Veronës, rikthehet në krye pas 3 vitesh (VIDEO)
Juventus rikthehet në krye të renditjes pas 3 vjetësh e 3 muajsh në Seria A. Skuadra bardhezi ka arritur një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Hellas Veronës,të ardhur vetëm në sekondat e fundit të shtesës.
Ishte një ndeshje e komplikuar për skuadrën torineze që do të gjente dy herë rrugën e rrjetës me Moise Kean, por në të dyja rastet arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje dhe faull, me ndihmën e VAR.
Edhe pse rastet ishin të shumta, në pjesën e dytë, Juventusi e pati shumë të vështirë për të gjetur golin, Në sekondat e fundit, pas një rrëmuje në zonë, është Cambiaso që gjen golin e parë me fanellën e Juventusit. Skuadra e Allegrit ngjitet në krye me 23 pikë, 1 më shumë e Interi. /R.Lika-Koha Jonë/
https://twitter.com/i/status/1718368301062005131
KOHA JONË SONDAZH

