Juventus punon për të ardhmen, bën gati rinovimet me katër futbollistë

Mes problemeve të shumta që ka në repartin e mesfushës, Juventusi po punon edhe për rinovimet me disa prej lojtarëve. Pas Gatti-t, duket se do të jetë radha e Manuel Locatellit, i cili ka një kontrata deri më 30 qershor 2026.

Bardhezinjtë synojnë që t’i ofrojnë një kontratë të re deri në vitin 2028. Gjithashtu do të rinovojnë edhe dy mbrojtësit Rugani dhe Bremer, deri në vitin 2018.

Edhe në portë, Szczesny shihet ende i vlefshëm për të ardhmen, ndaj dhe do të synohet rinovimi i kontratës deri në vitin 2026. Bardhezinjtë mbajnë  vendin e tretë në renditjen e këtij sezoni në Seria A, teksa atmosfera për momentin duket pozitive. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?