Kaçe nis një aventurë të re në Lituani
Sporti E Hënë, 26 Shtator 2022 13:03
Ergys Kaçe do të vijojë karrierën e tij në Lituani. Ish-mesfushori i Partizanit ka firmosur me skuadrën FK Panevezys, pas eksperiencave që ka kaluar edhe në Greqi dhe Republikën Çeke.
Kaçe, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi, Epanomis dhe Panathinaikos, ndërkohë që te Aris dhe Veria kaloi si lojtar i lirë.
KOHA JONË SONDAZH

