FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe rikthehet te Paok, udhëton me kampionët e Greqisë në Holandë

Paok do të nisë nga 1 korriku përgatitjet për sezonin e ri. Kampionët e Greqisë do të kenë një sezon shumë impenjativë që do të nisë në turet kualifikuese në Champions League.

Grupi i futbollistëve të bardhezinjve do të jetë i tejmbushur për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Holandë, por lajmi i mirë është që pjesë e saj do të jetë edhe Ergys Kaçe.

Mesfushori i kombëtares sonë është kthyer nga huazimi te Panathinaikos, por vështirë se do të mbetet pjesë e Paok. Nëse përgatitjet do të shkojnë mirë, nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet pjesë e kampionëve të Greqisë, që do të ishte një hap i rëndësishme në karrierën e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?