Kalendari i Seria A, vetëm 10 ndeshje gjatë pasdites

Vetëm 10 nga 124 ndeshjet e Seria A do të luhen në orën 17:15. Pjesa më e madhe e tyre në fundin e qershorit, ndërkohë që 4 në korrik, asnjë në Napoli dhe në Lecce.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, më shumë se gjysma e ndeshjeve do të luhen në orën 21:30, 50 prej tyre në orën 19:15. Asnjë skuadër, sipas asaj që shkruhet, nuk do të luajë më shumë se dy ndeshje në javë. Juventus-Lazio, ndeshja e madhe për titullin, në javën e 34-rt, do të luhet, me shumë mundësi të hënën e 20 korrikut.

Në pritje të kalendarit zyrtar, duket se Seria A i ka bërë të gjitha planifikimet për rinisjen e këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?