FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalendari/ Java e 28-të e Superiores sjell duele mjaft interesante

Java e 28-te e Kategorisë Superiore fillon fazën e fundit të kampionatit, e cila do të përcaktojë ecuritë e ekipeve të ndryshme dhe luftën për Europë e mbijetesë.

Sipas kalendari të FSHF, ndeshjet fillojnë të shtunën me dy duelet e orës 14:00 të cilat në fakt kanë në epiqendër më shumë luftën për mbijetesë. Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Lushnjën, ndërsa rivalja e saj për mbijetesën, Teuta, luan në transfertën e vështirë në Gjirokastër, përballë Luftëtarit që ka ambicie europiane.

Të dielën luhen tre ndeshje të tjera, në të cilat zbresin në fushë ekipet të cilat në këtë mesjavë do të jenë të impenjuara edhe në Kupën e Shqipërisë. Dy duele luhen në orën 14:00, ata Laçi-Partizani dhe Kamza-Kukësi. Ndërsa java e 28 mbyllet me super duelin që luhet në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia-Lushnja               14:00

Luftëtari-Teuta                  14:00

Të dielën

Laçi-Partizani                     14:00

Kamza- Kukësi                   14:00

Flamurtari-Skënderbeu    17:00

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?