Kampionët e Botës zbresin në fushë, ja formacionet zyrtare te Gjermani-Meksikë
Kampionia e Botës në fuqi, më në fund do të zbresë në fushën e lojës, teksa do të tentojë që të përsërisë suksesin në Brazil. Ka patur shumë kritika për formën e “Pancerave” në prag të Botërorit dhe tashmë ka ardhur momenti që formacioni i Joachim Low të shuajë të gjitha dyshimet përballë Meksikës, në takimin e parë të Grupit F, pas pak minutash në “Luzhniki” të Moskës.
Gjermania mbetet favorite, ndërsa për Meksikën edhe një barazim i mundshëm do të ishte një rezultat shumë i mirë për kualifikimin, pasi do të shkonte me moralin e duhur në dy përplasjet e radhës ndaj Suedisë dhe Koresë së Jugut.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa Gjermania do të zbresë në fushë me vendosjen 4-2-3-1, teksa Drxler, Ozil dhe Muller do të mbështesin Ëerner. Në krahun tjetër Meksika kundërpërgjigjet me të njëjtën skemë me Chicharito Hernandez në majën e sulmit. /Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

